Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2017-a, viti i rikthimeve të Federer, Williams e Sharapova

2017-a, viti i rikthimeve të Federer, Williams e Sharapova
December 19
15:20 2016

Viti që po lëmë pas shënoi disa prej eventeve më të mëdha në botën e tenisit. 2 liderë të rinj të tenisit për meshkuj dhe femra, përkatësisht Andy Murray dhe Angelique Kerber.

Por edhe 2017-a gjithashtu pritet të jetë një vit i veçantë për tenisin, pasi priten rikthimet e emrave të mëdhenj të tenisit, që për një arsye apo një tjetër kanë humbur shkëlqimin e tyre të mëparshëm.

Serena Williams pritet të rikthehet fuqishëm në garë për të rimarrë vendin e parë të tenisit për femra, të humbur këtë vit përballë Kerber. Williams do të tentojë gjithashtu të thyejë rekordin prej 23 slamesh të fituara nga Steffi Graff.

Federer ka humbur shumë pozicione në renditjen e tenisit botëror për meshkuj dhe tashmë ndodhet në vendin e 18-të, pasi këtë vit nuk mundi të luajë në shumë prej turneve të organizuar. Por viti që vjen pritet të jetë krejt ndryshe për 34-vjeçarin, pasi pritet një shpërthim i tij drejt sukseseve të reja.

E njëjta situatë për bukuroshen ruse Sharapova, e cila do të rikthehet nga pezullimi prej 1 viti e gjysmë për shkak të konsumimit të substancave të ndaluara narkotike.  /Blitz.al/

Shperndaje