Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(FOTO) 20 kg kanabis në një pasqyrë, pranga drejtuesit të mjetit

May 05
11:34 2016

Policia e Durrësit ka sekuestruar 20 kg lëndë narkotike “Cannabis sativa”, sasi që ishte fshehur brenda një pasqyre në formë tallazhi gjatë kontrollit të ushtruar në port.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi 57-vjeçar Neshet Alushi, nga Vlora, drejtues i autobusit ku u gjet droga. Gjithashtu, është shpallur në kërkim një 32-vjeçar nga Vlora, si posedues i bagazheve ku ishte fshehur lënda narkotike.

 “Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, në vijën e dytë, në autobusin tip Iveko me targa AA 117 NA, me drejtues shtetasin Alushi, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Etiketimet
Shperndaje