Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

2 vajza përfundojnë në spital, pasi tentuan ti jepnin fund periodave përpara kohe me fshesë korenti

2 vajza përfundojnë në spital, pasi tentuan ti jepnin fund periodave përpara kohe me fshesë korenti
June 07
20:13 2019

Një inermiere në Seattle pretendon se dy vajza të reja kanë përfunduar në spital këtë javë, pasi tentuan që ti jepnin fund periodave përpara kohe me tubin e një fshese korenti.

Infermierja tha se vajzat e moshës 23 dhe 19 vjec, kishin shkuar në gjendje shoku në spital, pasi metoda që donin të përdornin për ndalimin e gjakderdhjeve, në fakt kishte bërë që atyre ti vinte një sasi shumë e madhe gjaku.

“Ekstraksioni menstrual” është një metodë, e cila përdorej në vitet 1970 për të bërë aborte në shtëpi, duke qenë se ato ishin të paligjshme në spitale. Në atë kohë, për ta realizuar atë përdorej një shiringë, një kanjulë (gyp thithës) dhë një kavanoz  Megjithatë kjo metodë, që ndryshe quhet “ME”, filloi të përdorej sërish në vitin 2016, kësaj rradhe me pretendimin se mund të ndalonte periodat para kohe. Dhe për më tepër, vajzat filluan që të përdornin tubat e fshesavevtë korentit për ta realizuar.

Infermierja që denoncoi rastet, shkroi në Twitter: “Po është e vërtetë, nuk e di çfarë marke të fshesave të korentit kishin përdorur por ishin realisht tuba vakumi. Duhet të dini që periodat tuaja kanë një gjakderdhje të caktuar, të cilën trupi mund ta tolerojë. Përdorimi i një tubi vakumi mund ta rrisë gjakderdhjen deri në 1000 herë më shumë, gjë që trupi nuk mund ta tolerojë dhe do të përfundoni në gjendje shoku.”

Ndërkohë doktor Adeeti Gupta tha në lidhje me këtë metodë: “Është një ide tmerrësisht e pasigurtë. Mund të çojë në dëmtime të rënda vaginale dhe në infeksione. Menstruacionet janë një proces aktiv dhe natyral, të cilat as nuk mund ti nxisësh as ti ndalosh. As mos e mendoni ta bëni. Fatmirësisht nuk ka raste që i shohim shpesh, megjithatë rastet e shokut që kam parë janë të rënda. Humbja e gjakut mund të jetë e madhe dhe dëmtimet vaginale të rënda.

Pra përdorimi i një fshese korenti për ti dhënë fund para kohe periodave? Një ide shumë e keqe. /Blitz.al/

Share