Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2 javë për të zbuluar shkakun e vdekjes së 15-vjeçares Blerta Pepa

2 javë për të zbuluar shkakun e vdekjes së 15-vjeçares Blerta Pepa
May 18
11:27 2017

Vdekja e 15-vjeçares Blerta Pepa, e cila pësoi komplikacione gjatë operacionit në ligamentet e gjurit, ende nuk është zbardhur në formë zyrtare.

Pas deklaratës së plotë të spitalit “Continental” që sqaroi se vdekja e pacientes kishte ardhur nga hipertermia malinje, tashmë pritet konfirmimi zyrtar i ekspertizës mjeko-ligjore të autoriteteve zyrtare të shtetit.

Por duket se për të dalë në konkluzionet finale do të duhen gati 2 javë.

Kjo për faktin sepse pritet që të merret i plotë rezultati i kockave dhe muskujve që do të nxjerrë përfundimisht shkakun e vdekjes së vajzës.

Mjekët kanë bërë me dije se gjatë kryerjes së autopsisë është konstatuar prani e medikamentit datrolen, medikament që sipas mjekëve përdoret pikërisht në rastet e hipertermisë, por pavarësisht ndërhyrjes nuk është mundur që vajza të mbijetojë.

Komplikacioni që pësoi Blerta Pepa, sipas mjekëve, është pasojë e një defekti gjenetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarde apo të posaçme të kryera para operacionit.

Kujtojmë se spitali “Continental” në deklaratën e tij sqaroi se për çfarë bëhej fjalë në këtë rast:

“Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë të aplikuara në spitalin “Continental” në këtë rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së. Gjithashtu sigurojmë se niveli profesional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërisht i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh”,- shkruante spitali “Continental” në deklaratën e 2 ditëve më parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje