Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

2.700 km në orë, vjen avioni më i shpejtë në botë

2.700 km në orë, vjen avioni më i shpejtë në botë
March 13
16:03 2017

Nga Milano në Nju Jork në njëqind e tetëdhjetë minuta. Koha për të parë dy ndeshje futbolli. Nga Roma në Sidnei në shtatë orë. Kjo është e mjaftueshme për të parë trilogjinë e filmave “Kryezoti i unazave”. Do të duhet të presim disa vjet, por në “Boom Technology” janë të bindur: pas tri dekadash përfundoi purgatori i fluturimit supersonik.

Që në vitin 2003, “Concorde”-it iu dhurua një hangari vetëm për t’u shfaqur për vizitorët e muzeve. Tani, një American start-up – financuar nga disa fonde të investimeve dhe Richard Branson, pronar i “Virgin” – ka mbledhur disa nga mendjet e ndritura të NASA-s, Boeing, SpaceX, Lockheed Martin dhe Gulfstream për të mundësuar të punojnë për një avion të ri supersonik, – shkruan “Corriere della sera”.

Këtu pastaj vjen “Boom”, i gjatë 52 metra, krahët e hapur 18 metra dhe një shpejtësi maksimale prej 2.2 Mach, d.m.th 2716 km në orë, dy herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Vendet dhe çmimet
“Brenda do të ketë 42-50 vende dhe bileta do të ketë të njëjtat çmime si një fluturim tradicional në “Business Class”, 5000 euro vajtje-ardhje në fluturimet transatlantike, edhe pse padyshim çmimi do të zgjidhet nga kompanitë e fluturimit”,- thotë Erin Fisher, kreu i kontrollit të fluturimit të projektit, përgjegjës për të gjitha aspektet e fluturimit.

Nga hangari numër 14 i aeroportit “Centennial” në Kolorado deri në fund të vitit do të realizohet XB-1, prototipi dyvendësh, i cili do të fillojë të kryejë fluturime provë të nevojshme për të marrë certifikatat dhe rezultatet. Në vitin 2020 janë planifikuar teste – në fillim në Denver dhe më pas në një bazë ushtarake në jug të Kalifornisë – të atij që do të bëhet modeli i parë i avionëve supersonikë dhe së shpejti “Boom” do të hyjë në shërbim, parashikon Fisher. Blerësit janë tashmë atje.

“Virgin Group ka porositur 10 copë, një tjetër kompani ajrore europiane, e cila kërkoi të mbetet anonime, ka porositur 15 avionë të tillë supersonikë”,- vazhdon Fisher. Çmimi i çdo avioni është rreth 187 milionë euro (një Boeing 787-8 kushton 206 milionë euro). Sipas një analize të grupit “Boyd”, në periudhën 2023-2032 në treg do të kërkohen 1,317 prototipa të tillë.

Komento
Shperndaje