Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

18-vjeçarja fillon universitetin së bashku me gjyshin 82 vjeç

18-vjeçarja fillon universitetin së bashku me gjyshin 82 vjeç
August 29
18:06 2016

Një 18-vjeçare nga Teksasi sapo ka filluar vitin e saj të parë në universitet. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, ajo shkon në universitet me gjyshin e saj 82 vjeç. Rene Neira ka vendosur të përfundojë studimet pikërisht në këtë moshë.

Mbesa e tij, Melanie Salazar, ka shkruar në Twitter: “Jam shumë krenare që gjyshi im ka përfunduar ditën e parë për këtë semestër”.

Melanie ka shpjeguar se gjyshi i saj ka ndjekur studimet në moshën 20-vjeçare, por i ka lënë përgjysmë pasi u martua. Ai vendosi t’i kthehet përsëri kolegjit dhe është një motivim shumë i mirë për mbesën e tij. Ai dhe mbesa kanë disa lëndë të njëjta, kështu që, përveçse në shtëpi, tani do të shihen edhe në kolegj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje