Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

18-vjeçari telefonon 911-n: “Ku janë k*rvat?”

18-vjeçari telefonon 911-n: “Ku janë k*rvat?”
July 13
19:10 2016

Nëse mendoni të telefononi policinë për çdo problem që mund të keni, mendohuni dy herë.

Sipas policisë së Chicago-s, një adoleshent i quajtur Dennis Higgins ka telefonuar 911-n dhe e ka pyetur “Ku janë k*rvat?”. Ndërkohë që punonjësja i është përgjigjur se numri i policisë është vetëm për emergjenca, 18-vjeçari është përgjigjur se ajo ishte një emergjencë pasi kërkonte një vajzë për marrëdhënie seksuale.

Autoritetet e kanë gjurmuar menjëherë telefonatën dhe kanë arrestuar Higgins për sjellje të gabuar dhe dezinformuese. Por, edhe pse ishte me pranga në duar, djaloshi ka thënë: “Pra, nuk do të më tregoni ku janë k*rvat? Më duket se janë në burg”.

Dennis është gjobitur me 1,000$ dhe duhet të kalojë një vit në burg.

 

Shperndaje