Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

18 vite nga sulmet terroriste në SHBA, bota kujton 11 shtatorin

18 vite nga sulmet terroriste në SHBA, bota kujton 11 shtatorin
September 11
08:20 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë botë përkujtojnë sot 18-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Sulmi ndaj kullave binjake u krye më 11 shtator 2001, nga një grup prej 19 vetash, rrëmbyes radikalë dhe pjestarë të “Al Qaedas”, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, 2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri prej avionëve të rrëmbyer u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr e panik, ndërsa 17 minuta më vonë, një avion tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore. Një tjetër avion po shkonte për tu përplasur drejt Pentagon-it por fatmirësisht nuk ja arriti qëllimit, për të shkaktuar më shumë viktima e dëme.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona, prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë, të gjithë në detyrë për të shpëtuar njerëzit nga shembja e kullave. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Ekspertët dhe studiuesit shprehen se 11 shtatori 2001 ndryshoi shumë gjëra në botë. Kjo ngjarje u bë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit, e cila vazhdon dhe sot.

Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtje, pikërisht në kohën kur ndodhën sulmet, ndërkohë që ceremoni përkujtimore do të ketë në disa vende të botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. /Blitz.al/

 

Share