Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

16-vjeçarja: “Mami më tha të shkoja për 100 mijë lekë me shokun e të dashurit të saj”

16-vjeçarja: “Mami më tha të shkoja për 100 mijë lekë me shokun e të dashurit të saj”
February 20
14:22 2017

Mami donte të më lidhte me shokun e të dashurit të saj dhe ai do t’i jepte 100 mijë lekë”. Kështu deklaroi Xhuliana Karaj, e cila ishte sot bashkë me babain e saj, Alfredin, në një rrëfim “live” për emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”. 16-vjeçarja tregon në një rrëfim të pazakontë një të vërtetë të hidhur për nënën e saj, e cila i ka braktisur bashkë me 3 motra dhe vëllezërit e tjerë dhe ka ikur me të dashurin.

Xhuliana tha se nëna e saj, Shqipe, pasi ishte larguar nga banesa, e kishte marrë të bijën në telefon dhe i kishte dërguar me makinë në Fushë-Krujë djalin me të cilin e mitura duhej të lidhej. “Mami më mori pa numër. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit. Makina erdhi dhe më çoi në Krujë. Nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët, por unë s’i mbajta lekët. I thashë: “Jepja mamit”.

 

INTERVISTA ME VAJZËN

 

Pse nuk i tregove babit, por e dije prej 4 vitesh historinë e mamit?

-Mami më kërcënonte që mos t’i tregoja babait. Dhe ai më kërcënonte. “Kam me të vra, kam me të ‘ashtu’”.

Ke pasur kontakt me mamin tënd?

– Jo, s’kam asnjë kontakt. Nuk ia kam numrin e telefonit.

Nuk i kishe numrin e telefonit?

-Jo, s’e kisha.

Je kujdesur për motrat dhe vëllezërit? Sa e vështirë është jeta pa mamin?

-Jam e lidhur me babin. Më parë kam qenë e lidhur me mamin.

Të ka marrë malli për mamin?

-Jo, s’më ka marrë.

S’ke asnjë mesazh për mamin?

-Jo. Mami më ka detyruar mua që të shkoja me shokun e të dashurit të saj se do t’i jepte 100 mijë lekë.

Kur ndodhi kjo Xhuliana?

-Mami më mori një ditë në telefon me numër privat. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit.

Ku të çoi ky person?

-Më mori e më çoi në Krujë.

Të ngacmoi?

-Jo, nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët por unë s’i kam mbajtur lekët. I thash: “Jepja mamit”. Unë në orën 00:00 pashë mamin me të dashurin e vet në shtëpinë tonë.

Të tha mami në momentin kur u largua: Hajde me mua?

-Jo, s’më tha.

Ku jeton mami?

-Tek i dashuri i vet.

Pse nuk shkon te gjyshja dhe gjyshi?

-Jo, nuk shkoj.

Do shkosh të jetosh më mamin po të tha të jetoni me të?

-Jo, s’do iki.

Shperndaje