Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fars News Agency”: 155 muhaxhedinë lënë Irakun, vijnë në Shqipëri

“Fars News Agency”: 155 muhaxhedinë lënë Irakun, vijnë në Shqipëri
August 25
15:53 2016

Një avion amerikan pasagjerësh ka kryer ditën e sotme transportimin e 155 muhaxhedinëve nga Iraku drejt Shqipërisë. Mes të transportuarëve ndodhen dhe anëtarë të rangut të lartë brenda grupit, si dhe kryetari Massoud Rajavi.

Terroristët që kanë qenë nën urdhër arresti të lëshuar nga qeveria e Irakut, kanë mundur të arratisen duke përdorur identitet fals. Agjencia iraniane e lajmeve “Fars News Agency” bën me dije se muhaxhedinët e transportuar janë vendosur në banesa private.

Autoritetet shqiptare kanë pranuar ardhjen e muhaxhedinëve, si pjesë e marrëveshjes SHBA-të. Nga ana tjetër, burime nga Ministria e Brendshme kanë konfirmuar  mbërritjen në ditën e sotme të 40 muhaxhedinëve. Lëvizjet e tyre mbahen sekret për shkak se këta muhaxhedinë janë në mbrojtje.

Mojahedin-e Khalq Organization (MKO), organizatë e themeluar në 1960, me përzierje të elementëve të islamizmit dhe stalinizmit, nisi ekzekutimin e qytetarëve dhe zyrtarëve pas revolucionit, në përpjekje për të marrë në dorë kontrollin e Republikës Islamike të sapokrijuar. Në atë periudhë, MKO vrau disa nga udhëheqësit e rinj të Iranit përfshirë presidentin Mohammad Ali Rajayee, kryeministrin Mohammad Javad Bahonar dhe kreun e Gjyqësorit, Mohammad Hossein Beheshti.

Grupi terrorist iu bashkua regjimit të Sadam Huseinit, por pas rrëzimit të tij, u morrën në mbrojtje nga ushtria amerikane. Qindra anëtarë të MKO-së janë dërguar në vende të ndryshme të Europës, ndërkohë që “Fars” shkruan se gjatë muajit Gusht do të mbërrijnë gjithsej 676 muhaxhedinë nga Iraku. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje