Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

150 rusë prapa dhunës në “Euro 2016”, qeveria franceze kërkon të ndalohet konsumimi i alkoolit

150 rusë prapa dhunës në “Euro 2016”, qeveria franceze kërkon të ndalohet konsumimi i alkoolit
June 13
12:35 2016

Rreth 150 rusë ishin prapa dhunës së ushtruar në Marsejë, në prag dhe gjatë ndeshjes Angli-Rusi të “Euro 2016”. Lajmi bëhet i ditur nga prokurorët francezë.

Mësohet se njëzet persona janë vënë në pranga dhe dhjetë ndër ta, përfshirë këtu gjashtë britanikë, do të përballen në gjyq sipas prokurorit Marseille Brice Robin. Rreth 35 persona kanë mbetur të plagosur, ku ndër ta katër në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të kësaj dhune, qeveria franceze u kërkoi autoriteteve ku do të zhvillohen ndeshjet, që të ndalojnë konsumimin e alkoolit pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve.

Etiketimet
Shperndaje