Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

15-vjeçarja shqiptare bëhet nënë nga kushëriri, familja kërkon t’i martojë! I riu nuk pranon atësinë

15-vjeçarja shqiptare bëhet nënë nga kushëriri, familja kërkon t’i martojë! I riu nuk pranon atësinë
September 14
13:56 2017

Në emisionin “Me zemër të hapur” ditën e sotme është prezantuar një histori e pazakontë dashurie brenda gjakut, e cila filloi para dy viteve në një zonë të largët të veriut të Shqipërisë.

Një adoleshente, asokohe vetëm 15 vjeçe, dashurohet me një 24-vjeçar (kushëriri i saj), i cili jetonte një fshat më larg saj. Asnjëri prej tyre nuk e dinte se bashkë i lidhte i njëjti gjak, por vazhduan historinë e tyre të bukur pa e ditur se një ditë pasojat do të ishin fatale për të dy.

Për shkak të zonës që i rrethonte, çifti takohej fshehtas, që askush mos t’i shikonte. Dy vite shkëmbenin mesazhe, flisnin me orë të gjata në telefon, shfrytëzonin çdo rast për të qenë pranë njëri-tjetrit, shkruan BalkanWeb”.

Kur nëna kuptoi që vajza e saj ishte dashuruar, e dhunoi, por pa e ditur se cili ishte personi me të cilin ajo ishte dashuruar.

Në janar të këtij viti, pas disa shqetësimesh në shëndetin e vajzës, nënë e bijë shkojnë te mjeku i fshatit dhe zbulojnë që ajo ishte 6 muajshe shtatzënë dhe priste një vajzë. Lajmi ishte i rëndë për të gjithë familjen, aq më tepër kur mësuan se kush ishte babai i fëmijës. Familja e vajzës që në fillim u kundërshtua nga familjarët e djalit. Ata nuk pranuan asgjë dhe djali nuk e pranoi atësinë.

Çështja është në gjykatë, por sot foshnja është 4 muajshe dhe jeton me nënën adoleshente dhe gjyshërit. Nuk është e lehtë kjo histori, ku në jetë ka ardhur një fëmijë brenda një gjaku, por babai e mohoi ekzistencën e saj dhe nëna e gjyshërit jetojnë në kushte të mjerueshme, pa asnjë të ardhur. Absurditeti qëndron në faktin që familja e vajzës tenton të ngrejë këtë kurorë dhe e bija me mbesën të shkojë në familjen ku i takon.

Nëna e 17-vjeçares ka qenë në studion e emisionit me “Zemër të hapur”, ndërsa ka treguar të gjitha peripecitë e saj me vajzën, që nga shtatzënia dhe deri te denoncimet në polici.

“Kam bërë një jetë me vuajtje. Kam punuar për bukën e gojës. Çunat punonin për veten. Unë kisha veç këtë vajzë në shtëpi, tjetrën e kisha martuar. Kur morëm vesh që vajza ishte shtatzënë vendosëm ta hiqnim fëmijën, por e mori djali në telefon dhe i tha që do e merrte bashkë me vajzën. Ne pritëm dhe ai nuk erdhi. Na gënjeu. Mora vëllain në telefon dhe i tregova të vërtetën, shkuam tek shtëpia e tij dhe nuk na pranoi. Kam bërë 11 denoncime, por veç 2 ngelën, të tjerat u fshinë. Ajo e dinte kush ishte, por nuk e linte të tregonte, pasi ai e kërcënonte se do e shtypte me makinë se ishte shofer”,- tha nëna e vajzës.

Mes të tjerash, analizat e ADN-së treguan se kushëriri nuk është babai i vajzës së vogël.

VAJZA

Si e njohe babain e vajzës?
Me telefonin e mamit u njoha. Ai më dha numrin. Më propozoi për t’u lidhur.

Pranove menjëherë?
Po, me dëshirën time dhe të tijën.

Si takoheshit?
Në hotel. Vinte më merrte ai me makinë. Nuk e dinte asnjëri.

Sa kohë vazhdoi lidhja?
Deri në klasën e nëntë.

Çfarë të premtoi?
Më tha do të të marr.

Analiza e ADN-së tregon se babai nuk është ky djalë?
Po, se ka dhënë lekë. Analiza ka dalë se ka dhënë pare. Jam e sigurt 100% se ka dhënë lekë.

Ke biseduar me djalin pas lindjes së vajzës?
Jo, nuk kam folur. Që ditën që mora vesh se isha shtatzënë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje