Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

15 vjeçarja që u përdhunua e lindi fëmijën nga 55 vjeçari ndihet në ankth: “Kam frikë se do më vrasin”

15 vjeçarja që u përdhunua e lindi fëmijën nga 55 vjeçari ndihet në ankth: “Kam frikë se do më vrasin”
April 17
12:24 2018

Kanë kaluar rreth 6 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin, ku 55-vjeçari Ligor.Biba u arrestua nga policia për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të fqinjes së tij të mitur vetëm 15-vjeç.

Fëmija që erdhi si rezultat i një marrëdhënie seksuale me dhunë sot është në jetimore.

Sipas Syri.net vajza tregon se është në ankth dhe ka frikë për jetën e saj, ndërsa është privuar dhe nga frekuentimi i shkollës.

“Fëmijen e çova ne jetimore. Une ate njeri nuk e fal. Jam shume ne ankth dhe kam frike mos me vrasin. Nuk shkoj as ne shkolle nga frika. Nuk dua te me vijne më njerezit e tij në shtëpi dhe të më ofrojnë lekë per ta falur”.

Ndërsa e ëma e saj tregon se u njohën të hënën me përgjigjet e analizave të ADN. Ajo thotë se njerëzit e Ligorit u shkojnë vazhdimisht në shtëpi duke u ofruar para që ta falin.

“Pergjigjet e analizave i mesuam dje. Njerezit e Ligorit na vijne shpesh ne shtepi. Kerkojne te na japin lekë qe ti falim. Ndihemi te kercenuar. Nese i ndodh gje familjes time do vendos vete drejtesine mbi ate njeri”.

Ligor Biba u arrestua nga policia e Pogradecit me 15 tetor të një viti më parë, pas denoncimit që e mitura bëri ndaj tij në një kohë që ishte në muajin e tetë të shtatzanisë.

Dje analizat e ADN-së i vërtetuan atësinë e foshnjes. Biba gjatë marrjes në pyetje kishte mohuar akuzat duke kërkuar me insistim analizat e ADN-së.

Por pas lindjes, janë marrë mostra gjaku të foshnjës dhe të akuzuarit për analizat e ADN-së nga ku ka rezultuar se Ligor Biba është babai i fëmijës.

Tashmë të arrestuarin e pret dënimi me akuzën e përdhunimit të 15-vjeçares./Blitz.al/

Shperndaje