Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

140 kosovarë pjesë e organizatave terroriste. 58 kosovarë të rinj u vranë se shfaqën pendesë

140 kosovarë pjesë e organizatave terroriste. 58 kosovarë të rinj u vranë se shfaqën pendesë
October 26
13:08 2016

Nga të dhënat e deritanishme, Blerim Rama, i cili është specialist në departamentin kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, bën me dije se numërohen 140 kosovarë që janë pjesë e organizatave terroriste.

Ndër ta dyshohet se 75 persona janë aktivë përkrah këtyre organizatave, shkruan “Zëri”. “Numri i përgjithshëm i kosovarëve që kanë udhëtuar për në zonat e luftës konsiderohet të jetë 316, në mesin e tyre janë 44 gra dhe 29 fëmijë, në këtë numër janë regjistruar edhe 38 qytetarë që kanë nënshtetësi të dyfishtë. Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është 140, duke përfshirë 75 persona që dyshohen se në mënyrë aktive janë përkrah organizatave terroriste të ndjekur nga gratë dhe fëmijët e tyre”,- bën me dije specialisti Rama.

Më tej ai shprehet se shumë prej kosovarëve që kanë zgjedhur këtë rrugë janë vrarë nga terroristët për shkak se kanë dashur të largohen. Gjithsej 58 të tillë. Mosha e atyre që janë vrarë varion nga 18-27 vjeç. “Shumica prej tyre me gjendje të rëndë ekonomike, sociale, kishin nivel edukimi të ulët dhe një pjesë e tyre edhe të kaluar kriminale”, – ka theksuar specialisti. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje