Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

130 automjete luksoze në “sitën” e policisë, 6 prej tyre të vjedhura

130 automjete luksoze në “sitën” e policisë, 6 prej tyre të vjedhura
April 15
18:59 2016

Prej nisjes së aksionit të kontrollit prej disa ditësh, 130 mjete luksoze kanë kaluar në “sitën” e Policisë së Tiranës. Nga burime të uniformave blu, është zbuluar se për gjashtë makina luksoze të markave të njohura dhe vit-prodhimit të fundit, janë referuar materialet në Prokurori. Gjithashtu, ato janë bllokuar pasi dyshohet se janë trafikuar nga vendet e Europës Perëndimore.

Kontrollet e Policisë së Tiranës janë përqendruar kryesisht në zonën e ish-Bllokut dhe do të vijojnë edhe për disa ditë. Ky aksion po kryhet në sajë të bashkëpunimit mes Policisë Rrugore, forcave operacionale dherepartit Shqiponja.

Disa ditë më parë, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës finalizuan operacionin ku u sekuestruan 19 makina luksi dhe vunë në pranga disa persona, shumica e të cilëve u liruan nga gjykata. Sipas disa burimeve të policisë për “TCH”, dyshohet se në vend është rikthyer trafiku i automjeteve që vidhen në shtete të ndryshme të Europës dhe më pas pajisen me dokumentacion të dubluar.

Komento