Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

13-vjeçari largohet nga banesa, gjendet i pajetë në vaskat e peshkut

13-vjeçari largohet nga banesa, gjendet i pajetë në vaskat e peshkut
June 12
15:11 2018

Një djalë i mitur 13-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës, nga banorët e zonës në Shën Vlash.

Mësohet se Leonardo Lica kishte humbur që prej mbrëmjes së djeshme dhe po kërkohej nga familjarët e tij përgjatë gjithë natës në Durrës dhe në zonat përreth. Vetëm mëngjesin e sotëm u zbulua trupi i tij i pajetë.

Sipas Ballkanëeb, Leonardo kishte shkuar për t’u larë tek ish-vaskat e peshkut dhe aty ka humbur jetën duke u mbytur në ujë. Banorët kanë gjetur pranë vaskave edhe rrobat e djalit, që kishte hyrë në ujë për t’u freskuar por nuk mundi të dilte i gjallë prej andej.

Ai është fëmija i kartërt i një familjeje nga Dibra, që është vendosur prej disa vitesh në lagjen nr.14, në Durrës. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton rreth zbardhjes së tragjedisë.

 

 

 

Komento
Shperndaje