Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

13 aktorët që mori 2016-a

13 aktorët që mori 2016-a
December 26
11:52 2016

Viti 2016 mund të cilësohet si një vit zie për kinematografinë botërore, por edhe atë shqiptare, për shkak të largimit nga jeta të një sërë aktorësh me famë.

Por cilët janë aktorët që u ndanë nga jeta përgjatë këtij viti?

Dan Haggerty

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare aktori Dan Haggerty në janar të këtij viti.  Haggerty vuante nga kanceri. Ai i bë i njohur në TV me serinë e viteve 1970 për natyrën e përpara kësaj ka punuar si rojtar i kafshëve. Ai gjithashtu ka qenë edhe në shumë seriale të tjera si “CHiPs”, “Charlie’s Angels” dhe “The Love Boat”. Në serialin “The Life and Times of Grizzly Adams” flitet për një burrë nga mali që detyrohet të jetojë në një vend të shkretë pasi  akuzohet gabimisht për një vrasje. Që aty ai fillon të shoqërohet me një ari të cilin e quan me emrin, Ben.

dani

Alan Rickman

Ndërroi jetë aktori 69-vjeçar, Alan Rickman, në janar të këtij viti pas një lufte të gjatë me kancerin. Ai është i njohur më shumë nga filmat si “Die Hard”, “Love Actually” dhe seritë e “Harry Potter”. Te fansat e rinj, aktori ishte i njohur më shumë nga performanca e tij si profesor Snape në filmat e Harry Potter, ku e kishte rolin e komplikuar, si simpatik, po ashtu edhe ikonik. Bëhet e ditur se Rickman e kishte privilegjin e të mësuarit rreth motiveve të vërteta të Snape nga vetë J.K. Rowling, disa vjet para se “Harry Potter dhe Deathly Hallows” të publikoheshin.

alan

 

Abe Vigoda 

Aktori Abe Vigoda, i cili ka interpretuar rolin e një mafiozi në filmin “Kumbari”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në shkurt të këtij viti. Vigoda u bë i famshëm si Sal Tessio, një mik i vjetër i Don Corleones (i interpretuar nga Marlon Brando).

Fraza e tij që mbahet mend është në momentin kur personazhi që ai interpreton vritet nga familja. Ai i thotë këshilltarit Tom Hagen këto fjalë: “Thuaji Majkut që ishte vetëm biznes. Gjithmonë më ka pëlqyer ai”. Roli e bëri shumë të famshëm dhe e ndihmoi të merrte role të tjera, përfshirë atë të detektivit Phil Fish në serialin televiziv të vitit 1970, “Barney Miller”.

abe

Tony Burton

Tony Burton ndërroi jetë në mars. Aktori, i cili ka luajtur në filmin “Rocky”, ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Ai luante trajnerin e Rocky-t në 6 seri të filmit.

tony

Garry Shandling 

Në mars të këtij viti ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare Garry Shandling, aktori, shkrimtari dhe komediani i famshëm botëror. Për herë të parë lajmin e ka bërë të ditur vetë spitali ku po trajtohej Shandling dhe kanë thënë se ai nuk po vuante nga ndonjë sëmundje më herët. Ai kërkoi ndihmë urgjente në një nga spitalet lokale të Los Angelos ku edhe ndërroi jetë. Karrierën e filloi si stand-up komedian për të vazhduar më pas me filmin dhe shkrimin. Emri i Shandling do të mbahet mend gjatë në botën e artit dhe kulturës në botë.

garry

Bud Spencer

Aktori dhe regjisori i famshëm italian Bud Spencer ndërroi jetë në qershor, në moshën 86-vjeçare. Spencer bashkë me aktorin tjetër italiano-gjerman Terence Hill për shumë kohë kanë qenë dyshja më e pëlqyer dhe më e adhuruar në botën e filmit.  Ndër filmat më të famshëm të Spencer kanë qenë: “They Call Me Trinity”, “Trinity Is Still My Name”, “Double Trouble”, “Watch Out, We’re Mad” dhe “Odds and Evens”. Filmat aksion të përzier me komedi të Spencer kanë qenë një nga stilet më unike të kinematografisë botërore. Shumë i dashur edhe për shqiptarët.

bud-spejcer

 

 Anton Yelchin

Aktori i cili ishte i njohur për rolin e Chekov në filmat e “Star Trek”, vdiq si pasojë e një aksidenti me makinë. Ai e goditi veturën afër studios së tij “Studio City” në fillim pas një shtylle dhe më pas në një gardh të sigurisë. 27-vjeçari gjithashtu ishte shfaqur në filmat “Like Crazy”, “Felicity Jones” dhe “Friday Night”.

antony

 

Demir Hyskja

Artisti i Popullit, Demir Hyskja, është ndarë nga jeta në Elbasan në gusht të këtij viti.

Hyskja gjeti vdekjen në moshën 79-vjeçare, ndërsa prej disa kohësh shëndeti i tij ishte rënduar dhe ishte shtruar në spital. Ai vuante nga disa sëmundje të rënda, tensioni i lartë, diabeti dhe veshkat.

Për më shumë se 30 vjet, Hyskja ka pasur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare, duke u mbajtur mend për më se 50 personazhe. Demir Hyskja është një aktor i mirënjohur shqiptar, i cili u lind më 1 janar 1937 në Elbasan.

demiri

 

Domingos Montagner

Një fund tragjik ka pasur aktori brazilian Domingos Montagner, i cili ndërroi jetë në shtator të këtij viti. Mediat braziliane kanë shkruar se aktori ka humbur jetën tragjikisht në shesh-xhirim, ku po xhirohej telenovela “Velho Chico”. Aktori 54- vjeçar, pasi kishte mbaruar xhirimet, ishte futur në lumë për të notuar së bashku me kolegen e tij, Camila Pitanga, por është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe ka humbur jetën.

domi

 

Gonzalo Vega

Aktori meksikan Gonzalo Vega ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare në tetor. Një nga rolet e tij më të njohura ishte ai i babait  në vitin 2013 në komedinë “Familja fisnike”, në të cilën ai i bën tre fëmijët e tij të llastuar të besojnë se i ka hequr nga trashëgimia dhe më pas ata detyrohen të gjejnë punë.

gonzalo

 

Peter Vaughan

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare aktori britanik Peter Vaughan. Ai mbahet mend jo vetëm për rolin e tij në serialin “Game of Thrones”, si mjeshtri Aemon Targaryen, por për karrierën e tij të gjatë si aktor, për 75 vjet, i angazhuar po ashtu edhe në teatër dhe kinema. Peter Vaughan ka interpretuar mjeshtrin Aemon Targaryen në sezonin e parë, të tretë, të katërt dhe të pestë të serialit “Game of Thrones”.

peter

 

Charles Durning

Aktori amerikan, Charles Durning, ka vdekur në Nju Jork në moshën 89-vjeçare në dhjetor. Ai ka qenë njëri nga aktorët më të mëdhenj që ka luajtur karaktere të pazakonshme ose të çuditshme. Disa nga filmat e tij më të njohur hollivudianë përfshijnë: “Tootsie,” “The Sting” dhe “The Best Little Whorehouse in Texas”. Druning ka qenë i nominuar për dy çmime të Akademisë, raporton RFE.

charli

 

Bujar Lako  

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare, Bujar Lako, 68 vjeç. Mësohet se shkak i vdekjes së tij është bërë një atak kardiak që ka pësuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Tiranë. Bujar Lako lindi në Tiranë në vitin 1948.

bujar

Karrierën si aktor e filloi në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973-shin. Shumë shpejt u bë i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Përballimi” i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizoi një sërë figurash në rreth tridhjetë filma, midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” – V. Gjika, “Udha e shkronjave” – V. Prifti, “Ballë për ballë” – K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” – Dh. Anagnosti, “Amiko” – Cizia Zyke, produksion francez.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje