123 kamikazë të gatshëm për të goditur, ndër ta 25 belgë

Rreth 123 shtetas nga vende të ndryshme të botës janë në gatishmëri për t’u shndërruar në kamikazë, duke iu nënshtruar interesit dhe urdhrave të “Brigadës vetëvrasëse”. Si pasojë e sulmeve të shënuara ditën e djeshme në Bruksel, “Sky News” u referohet mijërave dokumenteve që konfirmojnë ekzistencën e “Suicide Brigade”.
Sipas një eksperti që foli për “Sky News”, grupi terrorist e ka të sigurt gjetjen e kamikazëve të gatshëm për t’u sakrifikuar. Shtetasit e anëtarësuar janë nga Franca, Gjermania, Tunizia, Egjipti, Spanja dhe Belgjika. Sipas dokumenteve të referuara, ISIS ka dy qendra trajnimi në Siri, ku luftëtarët e ISIS mësojnë si të kryejnë sulme dhe trajnojnë të rekrutuar të tjerë.
Dokumentet e rekrutimit përfshijnë 25 belgë të identifikuar. Në ndryshim nga organizatat e tjera terroriste, Shteti Islamik synon kryerjen e sulmeve terroriste në qytetet paqësore të Europës.