Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

12-vjeçari plagos me thikë 15-vjeçarin. Arsyeja e konfliktit… një top futbolli

12-vjeçari plagos me thikë 15-vjeçarin. Arsyeja e konfliktit… një top futbolli
August 22
10:12 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjashtë të Sarandës. Dy të mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Një djalë  12 vjeç ka qëlluar me thikë një 15-vjeçar pas një sherri ndërsa luanin futboll.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur F.O., 15 vjeç u dërgua me urgjencë në spital. I mituri kishte marrë plagë me thikë në bark, por ndodhej jashtë rrezikut për jetën.  Më vonë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga hetimet e policisë u zbulua  se F.O. ishte konfliktuar për motive të dobëta me djalin me inicialet O.H, 12 vjeç, ndërkohë që ky i fundit e kishte goditur me thikë. Policia shoqëroi në komisariat autorin e dyshuar.  Për shkak të moshës ai është lënë i lirë duke u ndjekur penalisht për veprën “Plagosje e lehtë me dashje”.

Sipas mjekëve të Sarandës, F.O. 15 vjeç, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi mori ndihmën e parë në Sarandë.

Kjo pasi thika i kishte prekur cipën e mushkërisë dhe për rrjedhojë kishte marrë ajër dhe kishte bërë plemotoraks, gjë për të cilën nuk mund të trajtohej në spitalin e Sarandës.

I mituri është jashtë rrezikut për jetën. /Blitz.al/

Shperndaje