Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

12-vjeçari i shpëtoi gjyshes nga duart: “Më lër këtu se iki vetëm. Tani jam i rritur…”

12-vjeçari i shpëtoi gjyshes nga duart: “Më lër këtu se iki vetëm. Tani jam i rritur…”
August 20
09:59 2016

12-vjeçari A.Zaharia, i cili u masakrua për vdekje në Palasë, i kishte thënë gjyshes se do të shkonte te një kushëri dhe nuk ishte e nevojshme që ajo ta shoqëronte pasi ai ishte i rritur. Këto detaje i ka treguar për “Panorama” një banor i fshatit, Mihal Haluci, i cili ka shkuar menjëherë te gjyshja e djalit të vrarë pasi ka marrë vesh ngjarjen e rëndë.

“Sapo mora vesh atë që kishte ndodhur dhe pasi mblodha pak veten, sepse ishte shumë e rëndë, shkova të takoja gjyshen e djalit, ata që ishin në shtëpi, se edhe i njoh. Njihemi të gjithë. Çfarë të flisje më parë me të! Ajo ishte e mpirë. Fliste për nipin, si e përcolli e si iku”, – ka thënë Mihal Haluci i pyetur se çfarë ka mësuar për ngjarjen.

“Më tha që dje (të mërkurën) në mëngjes kishte dalë që ta përcillte se do të shkonte te një shtëpi e kushëririt të tij, pak më poshtë në fshat. Sa kanë kaluar shtëpinë, djali i ka ikur nga duart. “Më lër këtu se iki vetë. Tani jam i rritur”, – i ka thënë djali dhe ka ikur me vrap për poshtë. Disa hapa më tej, me sa duket është ndeshur me Jorgo Zanin. Ai pastaj bëri atë që bëri. Nuk di si ta komentoj atë gjë. Është e paimagjinueshme. Nuk kishim dëgjuar kurrë, vetëm nëpër filma”, – ka përfunduar ai. /Blitz.al/

Shperndaje