Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

11 shtatori, Hillary Clinton do të vizitojë “Ground Zero”

11 shtatori, Hillary Clinton do të vizitojë “Ground Zero”
September 09
19:02 2016

Kandidatja demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton, iu bashkua Donald Trump-it në vendimin për të mos zhvilluar fushatë elektorale më 11 shtator, ditën kur shënohet 15-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ajo ka planifikuar që atë ditë të vizitojë memorialin në nderim të viktimave “Ground Zero”. Zëdhënësja e saj, Julie Wood, bën me dije se kandidatja Clinton do të mbërrijë në memorial në orën 08:46 me orën lokale që përkon me orarin e përplasjes së avionit të parë me kullën veriore. Mësohet se ajo thjesht do të jetë e pranishme dhe nuk do të mbajë fjalën e saj.

Gjatë fushatave elektorale, Hillary Clinton e ka vënë shpeshherë në dukje rolin e saj si senatore e New York-ut në sigurimin e miliarda dollarëve për rindërtimin e zonës.

Nga ana tjetër, kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk ka bërë ende me dije planet e tij për atë ditë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje