Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

11 shtator 2001, SHBA përkujton sot 17-vjetorin e sulmeve terroriste

11 shtator 2001, SHBA përkujton sot 17-vjetorin e sulmeve terroriste
September 11
10:06 2018

Në SHBA sot përkujtohet një nga ngjarjet që ndryshoi historinë e botës siç është sulmi i kullave binjake në New York me 1 shtator 2001.

Sot do të mbahen aktivitete të ndryshme dhe do të kryhen homazhe në nderim të mbi 3000 viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi. Në mesin e atyre që u ndanë nga jeta kur dy avionë u përplasën mbi Kullat Binjake ishin shtetas nga 70 vende të ndryshme të botës dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikan.

Sulmin e morën përsipër 19 radikalë islamik, ku 15 prej tyre ishin me origjinë nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një ngja Egjipti dhe një nga Libani. Kjo ngjarje shënoi edhe ndryshimin e historisë në mardhënien ndërkombëtare dhe hartimin e një sërë politikash të reja shtrënguese nga SHBA.

Edhe kryeministri Rama ka kujtuar ngjarjen përmes një statusi në “Facebook” ku shkruan:

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kujtesë për tragjedinë që ndryshoi botën, ju uroj një ditë të mbarë”

Komento
Shperndaje