Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

11 karikaturat më “epike” për Trump-in

11 karikaturat më “epike” për Trump-in
February 07
12:40 2017

Pas zgjedhjeve të nëntorit 2016 dhe fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, një sërë revistash në botë e kanë bërë karikaturë presidentin amerikan Trump në mënyra të ndryshme, referuar edhe deklaratave të tij “ngacmuese” për politikën që do të ndjekë.

Një karikaturë e një gazete në Bagdad e përshkruan Trump-in duke qëlluar një të burgosur në momentin që po vritet nga ISIS dhe Trump e kryen vrasjen e tij para se të veprojë terroristi i ISIS-it.

Në shkurt 2016, “The Indipendent” e vizatoi Trump-in në kohën e fushatës brenda republikanëve, si agresiv ndaj kandidatëve të tjerë.

Karikaturisti filipinas DengCoy Miel e vizaton Trump mbi një varëse që e lidh me simbolin e nazizmit dhe të vrenjtur në fytyrë.

Një tjetër karikaturë e kryer nga sllovaku Marian Kamensky  e përshkruan Trump-in duke marrë videokasetat me përmbajtje erotike nga Putin në janar, referuar video-përgjimeve dhe informacioneve sekrete.

Po ky karikaturist e vizaton Trump-in si një kalë që merr këshilla nga Steve Bannon, njëri prej këshilltarëve të tij, i akuzuar më parë për racizëm.

“Djali me gjuhë të gjatë”,- titullohet një karikaturë e realizuar nga kostarikani Arcadio Esquivel, ku Trump duket duke kryer vetëvrasje nga retorika e tij në fjalime.

I njëjti karikaturist e vizaton Trump-in duke vrapuar drejt Putin-it pas fitores së zgjedhjeve, me dashuri për njëri-tjetrin.

Bullgari Christo Komarnitski e përshkruan Trump-in në një karikaturë si njeri shpelle pasi ka fituar zgjedhjet brenda Partisë Republikane.

Një tjetër karikaturë nga Alexandr Zudin nga Shën Petërburgu tregon Trump-in duke çuar në koshin e plehrave Obama-n dhe kujdesin e tij shëndetësor.

Karikatura e jordanezit Osama Hajjaj nuk tregon Trump-in, por Statujën e Lirisë dhe murin që do të ngrejë ai, me ushtarë që ruajnë.

Angel Boligan, karikaturist nga Meksika, vizaton politikën e Trump-it për refugjatët.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje