Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

102 persona të prekur nga SIDA këtë vit

102 persona të prekur nga SIDA këtë vit
December 01
11:38 2016

Kjo është shifra e personave të prekur nga SIDA në Shqipëri për vitin 2016. Kjo u bë me dije nga Instituti i Shëndetit Publik sot në Ditën Ndërkombëtare kundër SIDA-s.

Në total, në bazë të shifrave të publikuara nga Instituti, më të prekur janë meshkujt me 704 persona, kurse ndër femrat janë zbuluar vetëm 80 raste.

Ndërkohë që moshat më të prekura janë ato nga 34-45 vjeç.

Mënyra më e përhapur e shpërndarjes së SIDA-s është nëpërmjet shiringave të drogës dhe më të kufizuara rastet për shkak të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje