Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

100,000€ gjobë biznesmenit, “Lundra” prangos 3 persona

100,000€ gjobë biznesmenit, “Lundra” prangos 3 persona
March 29
15:35 2016

Në kuadër të operacionit të koduar “Lundra” është kryer arrestimi i tre shtetasve, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

 Burime të Policisë së Tiranës kanë bërë me dije se është kryer arrestimi i dy personave të shpallur në kërkim: Armando Danga, shpallur në kërkim për veprën penale të “Mashtrimit”, Ilir Hysenagolli, shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për përfitim”, për të cilin është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”. I arrestuari i dytë akuzohet se ka vendosur gjobën prej 100 mijë euro ndaj biznesmenit Fabian Shaba.

Në kuadër të këtij operacioni u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Pasha, i akuzuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, për shkak se është kapur në flagrancë.

Etiketimet
Shperndaje