Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

100 ditët e dështuara të Trump

100 ditët e dështuara të Trump
April 26
09:52 2017

“Vetëm mendoni se çfarë mund të arrijmë në 100 ditët e para të punës sonë”,- thoshte Donald Trump në fjalimin e tij të fitores 3 muaj më parë.

Premtimet e presidentit kanë qenë të shumta, por duket se mediat opozitare amerikane e kanë kryqëzuar atë për mospërmbushjen e tyre.

Për këto kritika të medias vetë Trump ka kritikuar median që sipas tij kritikon edhe aty ku nuk ka për të kritikuar.

“Nuk ka rëndësi sa mund të arrish në 100 ditët e para, dhe në fakt kanë qenë shumë, por media do t’i hedhë ato poshtë”,- ka thënë Trump së fundmi.

Këto janë disa prej projekteve të tij që sipas mediave opozitare nuk janë plotësuar:

-Krijimi i 25 milion vendeve të punës përmes uljes së taksave

-Rregullimi i tarifave për të ndaluar kompanitë që të kërkojnë punonjës dhe vende pune jashtë SHBA-ve

-1 trilion $ në investimet infrastrukturore

-Ulja e taksave për studentët dhe bërja e tarifave shkollore të përballueshme

-Anulimi i paketës shëndetësore të Obamas

-Ndërtimi i murit me Meksikën dhe forcimi i rregullave të emigracionit etj

 

Të gjitha këto kritika në drejtim të administratës së Trump kanë bërë që Presidenti Amerikan të “sulmojë” median që sipas tij vepron me një retorikë boshe dhe me qëllim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje