Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 shqiptarë ndër 20 viktimat, BE e gatshme të ndihmojë Maqedoninë

10 shqiptarë ndër 20 viktimat, BE e gatshme të ndihmojë Maqedoninë
August 07
15:21 2016

Numri i viktimave shkaktuar nga përmbytjet në Maqedoni ka arritur në 20, ndër të cilët 10 prej tyre janë shqiptarë. Dhjetëra të plagosur, katër të zhdukur dhe mbi 1,000 banorë të zhvendosur, i shtohen bilancit të rëndë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkimit Europian, që ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Maqedonisë. Komisioneri Europian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka shprehur ngushëllimet për familjet e të përmbyturve, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

“Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave në Shkup dhe Tetovë. Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë.”, shkruan Hahn. /Blitz.al/

hahn

Komento
Etiketimet
Shperndaje