Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 fëmijë dhe adoleshentë mes të vrarëve në Nice. Identifikohen viktimat e para

July 15
18:40 2016

Sean dhe Brodie Copeland

84 persona mbetën të vdekur në tragjedinë e shënuar në Nice, përfshirë 10 fëmijë dhe adoleshentë. 202 njerëz kanë mbetur të plagosur, 52 prej të cilëve cilësohen në “urgjencë absolute” nga të cilët 25 janë ende nën kujdes intensiv.

Reagimet nga vende të ndryshme kanë qenë të menjëhershme pas sulmit. Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Theresa May, deklaroi se ishte në dijeni të një numri të vogël shtetasish britanik në vendngjarje, por nuk kishte informacione për viktima. Një grup nxënësish nga Lancashire, të cilët ndodheshin në vendngjarje, fatmirësisht kanë arritur t’i shpëtojnë sulmit dhe pritet që të shtunën të kthehen në shtëpi.

Dy shtetas amerikane, një student rus dhe një grua zvicerane janë në mesin e viktimave, ndërkohë që dhjetëra turistë janë shpallur të zhdukur. Nga raportime ende të pakonfirmuara thuhet se asistenti i kreut të Policisë Kufitare në Nice, Jan-Marc Leclerc, ka mbetur gjithashtu i vdekur.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Estonisë ka konfirmuar plagosjen e dy shtetasve estonezë, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Zyrtarë gjermane konfirmuan se një mësues gjerman dhe dy studentë të moshave 17 dhe 18 vjeçare mbetën të vrarë gjatë sulmit.

Hamza Charrihi 38 vjeçe, një besimtare e vërtetë e Islamit dhe jo një terroriste, e cila ishte praktikuese e rregullt e fesë islame, mbeti e vrarë gjatë sulmit të mbrëmshëm. Ministria e Jashtme konfirmon se një turist rus humbi jetën ndërkohë që tre të tjerë rezultojnë të pagjetur. Ndër viktimat renditen dhe një shtetase ukrainase e dy armenë.

Emrat e disa prej viktimave:

Sean dhe Brodie Copeland

Sean Copeland 52 vjeç, nga Austin (Texas), u vra gjatë sulmit së bashku me djalin e tij 10-vjeçar Brodie. Një anëtar i familjes bëri me dije se familja ndodhej në Francë për pushime dhe për të festuar një ditëlindje.

Linda Casanova

54-vjeçarja nga Agno Ticino, një rajon italian-folës në Zvicër, është konfirmuar e vdekur nga vëllai i saj Ivano Casanova. Ajo ndodhej për të pushuar në Nice së bashku me bashkëshortin francez Gilles.

Fatima Charrihi

Kjo grua është një ndër viktimat. Duke parë letërnjoftimin e nënës së tij, i biri Hamza tha se ajo ishte viktima e parë. Sipas mjekëve, Fatima Charrihi nuk mundi t’i rezistojë plagëve dhe vdiq në vend. Ajo ishte një nënë e devotshme aq sa dhe një besimtare e devotshme që praktikonte Islamin e vërtetë.

Robert Marchand

Viktima 60-vjeçare me shtetësi franceze ishte një mbikëqyrës industrial nga Marcigny, një qytet i vogël rural në lindje të Francës. Gjithashtu, trajner në një klub atletike, ai njihej si një njeri i përkushtuar.

Viktoria Savchenko

Studentja nga Moska, 21-vjeçarja ruse është një prej viktimave. Ajo ndodhej në Nice bashkë me mikeshën Polina Serebryannikova, 22 vjeç, e cila i mbijetoi sulmit.

Francis dhe Christiane Locatelli

“La Rupublicain Lorrain” raporton se Francis dhe Christiane Locatelli, 82 dhe 78 vjeç,  mbetën të vrarë në sulm së bashku me vajzën e tyre Véronique Lion dhe nipin Michael Pellegrini, 55 dhe 28 vjeç.

Komento
Etiketimet
Shperndaje