Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

1-vjeçarja vdiq pasi gëlltiti një copë arrë, pezullohen 3 mjekë në Elbasan

1-vjeçarja vdiq pasi gëlltiti një copë arrë, pezullohen 3 mjekë në Elbasan
July 02
17:54 2016

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për tre mjekët e akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” ndaj vogëlushes 1-vjeçare A. T. tre muaj më parë në spitalin e Elbasanit. Pas hetimeve të kryera, Prokuroria kërkoi masën e “pezullimit nga detyra”, për tre mjekët Doreida Shuku, Edmont Laho dhe Fadil Brazhda.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se e mitura ka humbur jetën për shkak të pakujdesisë së mjekëve që nuk kanë kryer procedurën standarde të mjekimit, në sajë të të cilit fëmija mund të kishte shpëtuar.

Ekspertiza zbulon se e mitura ka humbur jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga një copë arre, por ky fakt nuk është kuptuar nga mjekët pediatër. Nëse ata do kishin ndjekur protokollet standarde, do kishin konstatuar shqetësimin shëndetësor të fëmijës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje