Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

1 vit burg për britanikun që do të vriste Trump-in

1 vit burg për britanikun që do të vriste Trump-in
February 07
14:31 2017

20-vjeçari, i cili tentoi disa muaj më parë të vriste Trump-in, është dënuar nga një gjykatë amerikane me 1 vit burg.

Michael Sandfordm vitin e kaluar kishte thënë se dëshironte një autograf nga Trump në kohën kur ai ishte kandidat për president nga republikanët e më pas u përpoq të drejtonte një armë drejt tij.

Por u neutralizua menjëherë nga oficerët e sigurisë dhe u nxor jashtë arenës ku do të mbahej fjalimi.

Më pas rezultoi se britaniku kishte jetuar në SHBA për 18 muaj, pasi kishte njohur një vajzë dhe dëshironte të jetonte me të.

Pas arrestimit, Michael tha në polici se dëshironte të “qëllonte dhe të vriste Trump”, sepse sipas tij ai është racist dhe meritonte të vdiste.

Më pas ka rezultuar se Michael ka pasur probleme mendore.

Kur ishte vetëm 2 vjeç ai është diagnostikuar me sindromën e Asperger, ka vuajtur më vonë nga anoreksia dhe ka pasur probleme me vetëkontrollin, madje hidhej shpesh para makinave për të kryer vetëvrasje. Gjithashtu ai ishte tallur për një kohë të gjatë nga bashkëmoshatarët.

23 ditë para kësaj ndodhie, ai ishte denoncuar i humbur nga nëna e tij, pasi nuk kishin dëgjuar prej tij për pak kohë.

Një ditë para takimit të Trump-it, ai kishte shkuar të blinte një armë në një dyqan armësh dhe shitësi i dyqanit kishte thënë se nuk dinte të qëllonte me armë, madje i ishte dukur një djalë i urtë që nuk mund të vrasë një mizë.

Nëna e Michael kishte thënë se ai ishte bërë nervoz para se të shkonte në SHBA. Madje sipas asaj që ajo thotë, në një pikë ai i kishte thënë nënës se e urrente dhe e përçmonte.  

Por nëna e tij ka thënë se ai nuk ka qëlluar askënd më parë dhe s’ka dashur kurrë të lëndojë dikë.

Për atë që bëri, Michael doli para gjykatës ku rrezikonte 20 vite burg.

Para gjykatës Michael u shpreh totalisht i penduar: “Do të doja ta shfrytëzoja këtë moment për t’u kërkuar falje të gjithë atyre që kam lënduar. Ndihem tmerrësisht keq dhe ajo çfarë bëra më bën me turp. E meritoj të jem në burg për pjesën e mbetur të jetës. Sidoqoftë, do të doja të kërkoja mëshirë sepse shëndeti im mendor është arsyeja pse e bëra këtë veprim. Do të doja të kthehesha në shtëpi për të qenë me familjen dhe për të marrë trajtimin mjekësor të duhur”.

Gjykata vendosi vetëm 12 muaj burg. “Ti nuk je një kriminel. Nuk je i keq apo sociopat, siç kemi parë plot. Nuk mendoj se doje të vrisje dikë. Kjo ishte vetëm një psikopati që ta tha mendja në pak çaste për ta bërë”.

Hera e fundit që është vrarë një kandidat për president në SHBA ka qenë Bobby Kennedy, vëllai i John Kennedy në vitin 1968. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje