Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

1 në 3 femra me kancer gjiri bën trajtim të panevojshëm

1 në 3 femra me kancer gjiri bën trajtim të panevojshëm
January 10
16:56 2017

1 në 3 gra që konstatohen me kancer gjiri nga analizat mamografike bëjnë trajtim të panevojshëm, kjo për faktin sepse testet e kryera arrijnë të gjejnë edhe forma kanceri aq të vogla që nuk janë të rrezikshme dhe zhduken me kalimin e kohës.

Ky është përfundimi i një studimi në Danimarkë, i publikuar nga “Internal Medicine” dhe në mediat më prestigjioze në botë.

Ky studim ka rindezur edhe njëherë tjetër debatin për konstatimet e hershme të kësaj sëmundjeje.

Studimi rrit mundësinë e frikshme se disa gra që besojnë se jetët e tyre janë shpëtuar sepse kapën në kohë kancerin nga analizat mamografike, në fakt më tepër janë dëmtuar nga radiacioni e kimioterapia.

Në bazë të studimit, jo të gjitha llojet e kancerit të gjirit paraqesin të njëjtën rrezikshmëri për shëndetin e femrës. Ndërkohë që disa forma të kancerit mund të zhvillohen edhe më tej, disa të tjera zhduken me kalimin e kohës. Një studim i kësaj natyre rrit deri diku pasigurinë e grave që konstatojnë kancer gjiri në fazat e tij të para, pasi nuk dihet nëse është një lloj kanceri që mund të eliminohet vetë me kalimin e kohës apo mund të jetë një rrezik potencial për trupin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje