Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

1.3 tonë kanabis në Fushë-Krujë, pronari i magazinës së drogës: Të arrestuarit e tjerë janë pa faj

1.3 tonë kanabis në Fushë-Krujë, pronari i magazinës së drogës: Të arrestuarit e tjerë janë pa faj
October 22
14:11 2016

Pronari i magazinës së drogës ku u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1.3 tonë drogë ka kërkuar lirimin e të ndaluarve të tjerë duke marrë përsipër të gjitha akuzat.

Në daljen e tij përpara trupit gjykues të Krimeve të Rënda, Kujtim Rexhepi është shprehur se 10 të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me aktivitetin që kryhej në magazinën e tij dhe 3 anëtarët e fisit Gjokea dhe Nilson Gega u ndodhën rastësisht me të.

Ai pranoi se i paguante 1 mijë e 500 lekë në ditë punëtorët. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi “burg pa afat” për dy të ndaluarit e tjerë, Gjovalin Gjokea dhe Nilson Gega. /Blitz.al/

Komento