Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

1.3 tonë hashash, zbardhet roli i të arrestuarve në Fushë-Krujë

1.3 tonë hashash, zbardhet roli i të arrestuarve në Fushë-Krujë
October 21
19:00 2016

Nga Anduena Llabani

Krimet e Rënda zbardhin rolin e të arrestuarve të akuzuar për kultivim hashashi. Askush s’e kishte menduar që vetëm pak metra larg rrugës nacionale në Fushë-Krujë, 11 persona kishin ngritur infrastrukturën e përpunimit të një sasie prej 1.3 tonë hashash me një vlerë që i kalon miliona euro.

Dy ditë pas lajmit se në një magazinë në Fushë-Krujë, Komuna Thumanë, u sekuestruan 1.3 tonë kanabis dhe u arrestuan 11 persona, Prokuroria e Krimeve të Rënda, nis të rrëfejë detaje.

5 prej të arrestuarve janë punëtorë të cilët merreshin me procesin e tharjes së bimës narkotike e llojit hashash, ndërsa 6 persona të tjerë janë ata që luajnë rolin kyç në këtë aktivitet tregtar. Gjovalin dhe Gazmir Gjokea, sipas prokurorisë, janë ata të cilët kanë blerë farën e hashashit dhe si bashkëpunëtorë në kultivim dhe përgatitjen e mallit janë vënë nën arrest Gjokea dhe Nilson Gega.

Secili nga 11 personat ka pasur një rol në këtë aktivitet, i cili ka dhe një afat të përcaktuar kohor prej 3 muajsh. Magazina, e cila ishte marrë me qira, në Derven të Krujës, është në pronësi të Kujtim Rexhepit.

Prokurorët thanë se atij i është ofruar një përqindje e shumës, e cila pritej të përfitohej pas shitjes së hashashit. Ditën e arrestimit, në kapanonin ku prodhohej lënda narkotike, policia arrestoi në cilësinë e transportuesve, punëtorëve dhe rojës së objektit, Erjon Vathin, Ferit Sulën, Erald Bardhokun dhe tre të rinjtë Besmir Vathi. Ali Kuçi dhe 16-vjeçarin E.N.

Paraditen e së martës, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, forcat e operacionales së policisë ndërhynë në magazinën e përshtatur për procesin e tharjes së hashashit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje