Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

 Terror në Vlorë. Kosovari thërret “Allahu Ekber” dhe tenton të rrëmbejë 3 persona

 Terror në Vlorë. Kosovari thërret “Allahu Ekber” dhe tenton të rrëmbejë 3 persona
August 17
17:05 2016

Një shtetas kosovar ka tentuar të rrëmbejë 3 persona në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës duke thirrur: “Allahu Ekber! Jam i dërguar i Allahut dhe do t’ju vras të gjithëve”.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin 29-vjeçar Dijar Xhema, lindur e banues në Mitrovicë. Ai ka dhunuar fizikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë 3 shtetas me mjetin e tij “Audi” e targë KS023000CO.

Xhema ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë arrestimit dhe shoqërimit në komisariat. Gjatë kontrollit në makinën e tij është gjendur lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Ai është arrestuar nën akuzat: “Vepra me qëllime terroriste”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” (të mbetura në tentativë); “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Dijar Xhema është një person me precedent penal në Kosovë dhe paraqet rrezikshmëri në shoqëri./Blitz.al/

Shperndaje