Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​Tom Doshi do kandidojë në zgjedhje me partinë e Gjinushit

​Tom Doshi do kandidojë në zgjedhje me partinë e Gjinushit
April 20
22:10 2017

Kreu i Partisë SocialDemokrate Skënder Gjinushi ka thënë sonte në emisionin Opinion, se ish deputeti i PS në Shkodër Tom Doshi, për zgjedhjet e 18 qershorit do të jetë në listën e PSD.

Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste një vit më parë ku ka deklarua publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendit  Ilir Meta. Pas këtyre deklaratave Kryesia e Partisë Socialiste e ka përjashtuar Doshin nga partia.

Prej atëherë Doshi ka dhënë një sërë deklarimesh në Prokurori, por deri më tani nuk kishte folur për angazhimin politik nëse do të kandidonte ose jo për deputet dhe me cilën parti politike. /Blitz.al/

Shperndaje