Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​Sokol Balla thumbon Blendi Fevziun për emisionin 

​Sokol Balla thumbon Blendi Fevziun për emisionin 
March 09
21:47 2017

Gjatë emisionit të sotëm “Top Story” është folur për vrasjen e dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka 43 vjet më parë dhe mes të ftuarve kanë qenë edhe Diana Çuli, e akuzuar për vrasjen e poetëve me informacionet e dhëna, si dhe shkrimtari Agron Tufa i cili ka ringritur këtë çështje në opinionin publik.

Në një moment emisioni u përfshi nga debati dhe moderatori Balla ka tentuar të “ulë gjakrat” mes Tufës dhe gazetares Beti Njuma e shkrimtares Diana Çuli.

“Nuk e kam këtu pas wall-in e Facebook-ut. Ju lutem ulini tonet dhe të respektojmë njëri-tjetrin. Të lutem Beti të mos replikojmë dhe lejojmë njëri-tjetrin të flasë se do të ul mikrofonin dhe kjo nuk është etike për marrëdhënien mes nesh si kolegë”,- tha Balla.

Dukshëm me atë që tha Balla ironizoi mënyrën se si e zhvillon emisionin kolegu dhe rivali i tij Fevziu, duke theksuar se në emisionin e tij dëgjohet edhe kundërshtari dhe nuk bëhet zhurmë. /Blitz.al/

Shperndaje