Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​Masakroi me sëpatë grekun, arrestohet shqiptari pas 14 vitesh

​Masakroi me sëpatë grekun, arrestohet shqiptari pas 14 vitesh
August 03
19:09 2017

Ka shijuar lirinë për 14 vjet me radhë, por është arrestuar tashmë për t’u përballur me ligjin.
Kjo është historia e një shqiptari, të cilit i janë vënë prangat pas  14 vitesh nga policia greke.

35-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është akuzuar për një ngjarje të ndodhur në Tripoli në vitin 2003, ku shqiptari vrau me sëpatë një biznesmen grek.

Pas ngjarjes, shqiptari u arratis nga Greqia. Shqiptari i cilësuar i rrezikshëm nga mediat greke kishte arritur t’i shpëtonte policisë. Kur tentoi të kthehej përsëri në Greqi i erdhi ora për të paguar, siç shkruan gazeta greke “Protothema”.

Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje dhe për drogë, u kap në Kakavijë në anën greke. 35 – vjeçari nga Delvina do të transferohet për gjykim në Tripoli të Libisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje