Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

​Maqedoni, goditet kreu i opozitës Zaev, turma mësyn në Parlament

​Maqedoni, goditet kreu i opozitës Zaev, turma mësyn në Parlament
April 27
19:29 2017

Maqedonia ka më në fund një kryetar të ri të Parlamentit. Ai është Talat Xhaferi dhe është zgjedhur me votat e shumicës së re parlamentare, të përbërë nga LSDM-ja e Zoran Zaevit, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe “Aleanca për shqiptarët”.
Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në Maqedoni, protestuesit e VMRO-DPMNE-së kanë hyrë në mjediset e brendshme të Parlamentit.

Turma e protestuesve ka pushtuar të gjitha sallat e Kuvendit, ndërkaq janë sulmuar edhe deputetët e LSDM-së së Zoran Zaevit.

Vetë ai mësohet se është lënduar pasi është goditur.

Ndërkohë që deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend janë sulmuar fizikisht nga protestuesit, të cilët bëjnë thirrje që të përdoret dhunë me sende të ndryshme. Në rrezik janë edhe gazetarët që gjenden brenda sallës.

Forcat policore kanë hyrë brenda Parlamentit për të zmbrapsur protestuesit. /Blitz.al/

Share