Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

​Majlinda Kelmendi vijon rekordet, shpallet kampione Europe

​Majlinda Kelmendi vijon rekordet, shpallet kampione Europe
April 20
21:20 2017

Majlinda Kelmendi është kampionia e re e Europës.

Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Europian që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Në finalen e madhe, Majlinda  mposhti rusen Alesya Kuznetsova.

Xhudistja pejane e kishte eliminuar në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, ndërsa paraprakisht, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp.

Përpos tri herë kampione e Europës, Majlinda është dy herë kampione e botës dhe kampione olimpike në lojërat e kaluara të luajtura në Brazil.

Një formë e jashtëzakonshme e xhudistes që prej kohësh tashmë është lidere në peshën e saj. /Blitz.al/

Share