Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​LSI “dhëmb për dhëmb” me PS dhe PD në Kavajë

​LSI “dhëmb për dhëmb” me PS dhe PD në Kavajë
May 25
20:54 2017

Gara politike po ndizet dita-ditës. 

Pas paktit Rama-Basha, LSI-ja ka dalë më vete në Kavajë, për të vërtetuar edhe një herë tjetër krisjen mes tyre. 

Kjo forcë politike ka nxjerrë kandidat të sajin në zgjedhjet e pjesshme që zhvillohen po ashtu më 25 maj.

Kandidati është Maksim Kona, edhe pse nuk ka asgjë zyrtare.

Zhvillime interesante po sjellin zgjedhjet e 25 qershorit. Pas pazarit Rama-Basha për zgjedhjet parlamentare dhe vendimit të tyre politik, të paprecedent, që nuk lejuan koalicionet partiake, ku Kodi Zgjedhor e ka të ligjshme, tashmë po shikojmë konfiguracione dhe “koalicione” parimore.Ai është doktor i shkencave inxhinerike, i diplomuar në Torino, i cili do jetë kandidati për kryetar bashkie në Kavajë. Një njeri me shumë personalitet dhe që do konkurojë përballë PS dhe PD. /Blitz.al/

Shperndaje