Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​Gjirokastër, i riu plagos babë e bir

​Gjirokastër, i riu plagos babë e bir
February 16
21:43 2017

Një 16-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi dyshohet se ka plagosur dy persona gjatë një sherri.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë një sherr mes 16-vjeçarit me inicialet N.K, dhe 17-vjeçarit, Xh.D.

Sipas informacioneve të marra ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës. 

17-vjeçari Xh.D dhe babai i tij A.D., 45 vjeç, janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Teksa dy të rinjtë po konfliktoheshin, babai i këtij të fundit ka ndërhyrë për t’i ndarë, por 16-vjeçari ka nxjerrë një thikë, me të cilën i ka plagosur të dy.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe shkaqeve të konfliktit mes adoleshentëve. I riu do të përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.  /Blitz.al

Komento
Shperndaje