Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​Frikë për Fernando Torres, goditet në kokë

​Frikë për Fernando Torres, goditet në kokë
March 02
23:18 2017

Fernando Torres ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë pas përplasjes me futbollistin e Deportivo La Coruna-s që mbaroi para pak minutash 1-1.

Sulmuesi i Atletico Madrid është përplasur me mbrojtësin kundërshtar dhe ka rënë në fushë më fytyrë. Lojtarët e tjerë kanë ndaluar lojën dhe i kanë ardhur në ndihmë, ndërkohë që arbitri Carlos Clos thirri ndihmën e mjekëve.

Ai është dërguar me urgjencë në spital.

E përditshmja sportive, Marca shkruan se para se të arrinte në Siptal, Torresit iu është rikthyer vetëdija. Ai ka biseduar me të pranishmit, por do të qëndroj sonte në spital nën vëzhgimin e mjekëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje