Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​Çështja CEZ, Gjiknuri dëshmon kundër Kastriot Ismailajt

​Çështja CEZ, Gjiknuri dëshmon kundër Kastriot Ismailajt
July 27
21:21 2017

Ministri Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka  qenë dëshmitari i radhës  në procesin ndaj Kastriot Ismailajt ish-administratorit të kompanisë DIA nën akuzë për mashtrim.

Gjiknuri i është përgjigjur disa prej pyetjeve të bëra nga Ismailaj. Ai  deklaroi para togave të zeza se ishte Rebeca Gaskin ajo që i kërkoi shtetit shqiptar dhe atij të mbyllnin mosmarrëveshjet me mirëkuptim për t’i dhënë fund konfliktit në arbitrazh.

Ndërkohë, Kastriot Ismailaj e akuzoi Gjiknurin se ka shkelur ligjin duke paguar për të dhënë deklarime të rreme Romeo Karaj dhe  me të ka udhëtuar edhe drejt Vjenës për të bërë dakordësinë kundër Ismailajt.

/Blitz.al/

Shperndaje