Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​Basha tregon se pse mbajti Berishën dhe largoi Topallin, Bregun, Patozin e Imamin

​Basha tregon se pse mbajti Berishën dhe largoi Topallin, Bregun, Patozin e Imamin
June 01
21:16 2017

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se askush nuk është i përjetshëm në politikë dhe për këtë arsye listat e PD-së kanë pësuar ndryshime.

I ftuar në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, Basha u pyet nëse me këto lista shfrytëzoi mundësinë për të larguar zërat kritikë ndaj tij, sikurse janë Jozefina Topalli, Majlinda Bregu etj. Këto deklarata të bëra në media, Basha i sqaroi përmes dy pikave.

“E para, kjo është një fabul e ndërtuar nga persona të interesuar. Fakti që janë jashtë liste nuk tregon që unë jam hakmarrës. E dyta është që nuk erdhi dikush t’i zërë vendin dikujt tjetër. Askush nuk është i përjetshëm në politikë, ka ardhur koha që të promovohen njerëz të rinj. As unë nuk do të jem i përjetshëm”,- tha Basha.

I pyetur nga gazetari Balla përse Sali Berisha është në listat e PD-së, duke qenë se pjesa më e madhe e ish-ministrave të qeverisë Berisha nuk është, Lulzim Basha tha: “Sali Berisha vjen aty si një kandidat i larguar nga të gjitha funksionet drejtuese. Në këtë kuptim mund ta shikosh si një simbolikë të PD-së, si një njeri që ka dhënë kaq shumë për demokracinë dhe absolutisht që ai ka një vend në listë si një deputet i thjeshtë i PD-së”. /Blitz.al/

Shperndaje