Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​Basha: “Nuk shkojmë në zgjedhje pa qeveri teknike”

​Basha: “Nuk shkojmë në zgjedhje pa qeveri teknike”
February 23
22:48 2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur këtë të enjte në studion e emisionit Opinion për rrugën që do të ndjekë opozita deri në zgjedhje, duke theksuar se opozita nuk futet në zgjedhje nëse nuk ikën kjo qeveri e të ketë qeveri teknike. 

“Dy rrugë ka, ose do të largohet si pjesë e një dialogu politik, ose do të rrëzohet nga qytetarët e bashkuar,” tha Basha, duke shtuar se ftesa e tij për ti dhënë fund maskaradës së zgjedhjeve të blera është ndaj çdo force politike dhe veçanërisht ndaj partive që janë sot në qeverisje.

“Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimi i kësaj qeverie dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, shtoi lideri opozitar Basha.

Më tej ai foli për kryeministrin Rama. 

“Lidhja e krimit me politikën është vepër e një njeriu që quhet Edi Rama. Ai e solli krimin në politikë për të fituar zgjedhjet, po e mban pushtetin me krimin. Unë e dënoj dhe i bëj thirrje çdo kujt të hapë sytë në marrëdhëniet me Edi Ramën, është përgjegjës për kriminalizimin e shtetit shqiptar, është përgjegjës për kthimin e Shqipërisë në Columbi të Europës dhe po bëhet gati të kapë dhe të prishë zgjedhjet për shqiptarët, ndaj e vetmja përgjigje ndaj tij do të ishte bojkoti dhe jo mbështetja”, nënvizoi ai. /Blitz.al/

Shperndaje