Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

​Babai i vdekur në “listën e zezë” të Ramës, reagon e bija: “Fali ati im se s’dinë se ç’bëjnë!”

​Babai i vdekur në “listën e zezë” të Ramës, reagon e bija: “Fali ati im se s’dinë se ç’bëjnë!”
July 13
21:54 2017

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi një listë me 101 emra të zyrtarëve që, sipas tij, kanë lidhje me korrupsionin dhe abuzimet në administratë.

Në këtë listë bën pjesë edhe emri i Resul Llogos nga Këlcyra, i cili rezulton të ketë vdekur 8 vite më parë.

Vajza e tij, Valbona Llogo, ka reaguar mjaft ashpër për ngjarjen duke u shprehur se nuk di në duhet të qeshë apo të qajë për situatën e krijuar.
REAGIMI I VALBONA LLOGOS

Sot nuk di çfarë të bëj  të qaj a të  qesh:…….I shtrenjti im, ti je forca më e madhe imja, je fillimi dhe fundi i kuptimit të jetës. Jam krenare që jam bija jote në çdo qelizë të trupit tim. Jetove me nder sa ishe gjallë. Dite të lije një emër të respektuar mes të gjallëve. Dite të bëje miq, dite të punoje si ti askush tjetër. Prindi për fëmijën në çdo rrethane të jetës është gjithmonë më i miri, por ti e e tregove me punën dhe jetën tënde që ishe i paarritshëm dhe fitove respektin e të gjithë atyre që arritën të të njihnin. Askush nuk pa tek ty sa ishe gjallë me as më të voglin dyshim në jetën dhe emrin tënd.

Por sot pas 8 vitesh që ti nuk je më mes nesh nuk e di ku e gjen të drejtën qoftë edhe me shaka apo tallje ky sharlatanizëm idiotesk që arrin të përgojojë emrin tënd. Dhe e gjithë kjo në emër të së drejtës njerëzore, duke e servirur si sukses pa e marrë as më të voglin mundim për të vërtetuar ato që thuhen.

Më vjen keq që e gjithë kjo injorancë sot më prishi ditën dhe më helmoi shpirtin. Por gjithsecili nga ne është përgjegjës për fjalën e tij të ëmbël apo të hidhur dhe risku i asaj që thotë është vetëm i tij dhe i askujt tjetër. Më vjen keq dhe më fal i shtrenjti im që sot atje në qiell duhet të dëgjoje të tillë absurditet. As kodin minimal të heshtjes injoranca nuk e njeh. “Për  të vdekurin goja hesht”. FALI ATI IM SE NUK DINË SE Ç’BËJNË. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje