Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kumbaro i përgjigjet aktorit Ndrenika: S’ke pse të shtrihesh te dera e teatrit

Kumbaro i përgjigjet aktorit Ndrenika: S’ke pse të shtrihesh te dera e teatrit
September 07
13:05 2016

Në eventin e organizuar ditën e sotme në kryeqytet, për rindërtimin e qendrës së re multifunksionale teatrale, ministrja e Kulturës i është përgjigjur aktorit Robert Ndrenika, që shprehu para dy ditësh kundërshtimin për prishjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Fillimisht, ajo bën të ditur se e kishte ftuar aktorin të ishte prezent në eventin e zhvilluar, por aktori Ndrenika ka zgjedhur të mos shkojë. Më tej, ajo thekson se nuk është e nevojshme që aktori i madh Robert Ndrenika të shtrihet te dera e teatrit, por të ngjitet në skenën e teatrit të ri për të luajtur rolet e tij të mrekullueshme.

“Përfitoj nga rasti t’i them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenika, të cilin e ftova të vinte edhe sot, por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy net më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq dhe i shpjegoja projektet e reja të teatrove, dua t’ia them sërish:  S’ka nevojë të shtrihet te dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do t’i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të reja që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshme që ai ka”, – u shpreh Kumbaro. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje