Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Rama shkarkon zv.ministren e Jashtme Kleopatra Maliqi, ja arsyeja!

Kryeministri Rama shkarkon zv.ministren e Jashtme Kleopatra Maliqi, ja arsyeja!
June 08
15:28 2018

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra, zv.ministren e Jashtme Kleopatra Maliqi.

“Balkanëeb” bën me dije se Maliqi do të emërohet drejtoreshë e shkollës së administratës publike.

Vendimi për shkarkimin e zv.ministres së Jashtme është marrë në datë 7 qershor dhe vjen pak ditë para vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

VENDIMI:

VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018

PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës
dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë
30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e
Këshillit të Ministrave”, me propozimin e
Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për
Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo
detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

Komento
Shperndaje