Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri i nervozuar, shkel ligjin. Do të gjobitet?!

Kryeministri i nervozuar, shkel ligjin. Do të gjobitet?!
July 21
23:44 2016

Përpara miratimit të reformës në drejtësi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është parë teksa pinte cigare në shoqërinë e deputeteve gra. Për rreth dy orë në mjediset e Kuvendit, kreu i Qeverisë priste mesa duket i shqetësuar nisjen e seancës për miratimin e reformës.

Por a rrezikon gjobë kreu i Qeverisë për këtë veprim të kryer kundrejt ligjit? I pyetur lidhur me këtë, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u përpoq të justifikonte veprimin duke thënë se duhet të ketë qenë një moment tensioni që të gjithë e provojmë. “Mund të jetë cigare elektronike.”, është shprehur ai më tej. A do të gjobitet kryeministri për pirjen e duhanit në mjedis të mbyllur?!

kryeministri

Etiketimet
Shperndaje