Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kristi Maze humb betejën me jetën

Kristi Maze humb betejën me jetën
March 18
11:34 2016

Një lajm i trishtë nga spitali i Bergamos: ndërron jetë  Kristi Maze. Kristi iu  nënshtrua dje transplantit të mëlçisë, por trupi i tij nuk mundi ta pranonte organin. Për shkak të komplikimeve, ai kaloi në koma dhe rreth orës 7.00 të mëngjesit të sotëm u nda nga jeta.  Kristi qëndroi i shtruar për një vit në spitalin e QSUT-së duke pritur përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për të mundësuar operacionin në Turqi. Familjarët akuzuan publikisht Ministrinë e Shëndetësisë për mbajtjen të fshehtë për një vit rresht të përgjigjes së ardhur nga Turqia.

Qytetarët iu bashkuan thirrjes së televizionit  News24 për të ndihmuar Kristin dhe në kohë rekord u grumbulluan 170 mijë euro për të përballuar kostot e transplantit.

Komento
Shperndaje